Showbiz

Kirk s`i la Michael Douglas-it asnjë kacidhe

Kirk s`i la Michael Douglas-it asnjë kacidhe

Asnjë kacidhe nga 61 milionë dollarë pasuri e Kirk Douglas nuk shkon për djalin e tij Michael apo familjen së tij.

Aktori që u nda nga jeta disa javë më parë në moshën 103-vjeçare, i la të gjitha paratë e tij për bamirësi. Plot 50 milionë dollarë shkuan për fondacionin e tij “Douglas Foundation”, siç The Mirror raporton.

Kirk s`i la Michael Douglas-it asnjë kacidhe

Përfitues të tjerë janë Universiteti St. Lawrence, Tempulli Westwood Sinai, teatri që mban emrin e tij dhe spitali i fëmijëve në Los Angeles.

Kirk s`i la Michael Douglas-it asnjë kacidhe

Nëse dikush po mendon se marrëdhëniet e këqija me familjen e kanë çuar në këtë vendim, e ka gabim. Kirk kishte marrëdhënie të shëndosha me djalin Michael, me nusen e djalit Catherine Zeta Jones dhe gjithë pjesën tjetër të familjes. Siç duket ata kanë të ardhurat e tyre dhe nuk ia kanë pasur nevojën aq shumë pasurisë së babait.

*Artikulli i Fox News u përshtat në shqip nga Fabjola Hije