Showbiz

Kjo është Lilibet, kopja e Harry-t

Kjo është Lilibet, kopja e Harry-t

Harry dhe Meghan kanë publikuar një foto të re të Lilibet, me rastin e ditëlindjes së saj të parë.

Të shtunën e platiniumit të mbretëreshës, Harry dhe Meghan organizuan një festë në kopshtin e Windsor me tortë ditëlindjeje, tullumbace.

Lilibet në këtë foto nga ditëlindja, me flokët e kuqe duket si një kopje e Harry-t. Ashtu si edhe vëllai i saj Archie, foto të të cilin prindërit i kanë kursyer këtë herë.

Kjo është Lilibet, kopja e Harry-t

Kjo është fotografia e dytë zyrtare e Lilibet, pasi Duka dhe Dukesha e Sussex publikuan një kartolinë për Krishtlindje më 23 dhjetor.

Kjo është Lilibet, kopja e Harry-t

Në festën e ditëlindjes kanë qenë tre fëmijët e Zara dhe Mike Tindall, Mia, Lena, dhe Lucas, si dhe Savannah dhe Isla, vajzat e Peter Phillips. Nuk dihet nëse kanë qenë pjesë e festës kushërinjtë Charlotte, George dhe Louis. Me shumë mundësi jo, pasi ishin pjesë e eventit të organizuar për mbretëreshën Elizabeth.