Showbiz

Kjo është Madu, e dashura e re e Marc Anthony

Kjo është Madu, e dashura e re e Marc Anthony

Marc Anthony ka një të dashur të re dhe e mori me vete në “Billboard Latin Music Awards”. Shkëmbyen edhe një puthje bashkë në tapetin e kuq, teksa pozonin për aparatët.

Ajo quhet Madu Nicola dhe ishte veshur me një fustan të zi, elegant.

Kjo është Madu, e dashura e re e Marc Anthony
Foto nga Alexander Tamargo/Telemundo/Photo Bank

Foto është postuar nga mediat. Vetë Marc nuk ka treguar asnjë detaj më shumë. Madu nuk shfaqet në asnjë nga fotot e tij në Instagram, por puthja i thotë të gjitha.

Marc është divorcuar që në shkurt të 2017-ës me modelen Shannon De Lima. Kurse në 2014-ën ai i dha fund martesës 10-vjeçare me Jennifer Lopez me të cilën ka edhe dy binjakët Max dhe Emme.