Kanë qenë në të njëjtin aktivitet bashkë dhe kanë shkrepur edhe foto sikur të ishin shoqe prej vitesh. Hailey Bieber dhe Selena Gomez i kanë dhënë kështu përgjigje përfundimtare fansave të kësaj të fundit se mes të dyjave nuk ka aspak urrejtje.
Hailey, bashkëshortja e Justin Bieber e cila është sulmuar ashpër nga fansat e Selena Gomez si “ajo që i mori të dashurin”, është marrë shpesh në mbrojtje nga vetë këngëtarja, por me këto foto që do komentohen gjatë duket se i ka dhënë fund historisë së urrejtjes ndaj gruas që u lidh vetëm 4 muaj pas ndarjes me ish të dashurin e saj.