Showbiz

Kodi i veshjes së mbretërorëve në ditë zie. Si do të vishen sot në funeralin e Princit Philip? 

Kodi i veshjes së mbretërorëve në ditë zie. Si do

E gjithë familja mbretërore do të duhet të ndjekë sot një kod të rreptë të veshjes teksa Princi Philip do të përcillet për në banesën e fundit. Hera e fundit që familja përcolli një anëtar të dashur ishte viti 2002 kur ndërroi jetë Nëna Mbretëreshë.

Edhe në ditë të trishta si këto i kushtohet vëmendje e madhe mënyrës se si anëtarët e familjes mbretërore do të vishen. Kodi i veshjes daton qindra vjet më parë dhe gjatë rrugës ka pësuar disa ndryshime.

Kodi i veshjes së mbretërorëve në ditë zie. Si do

Në foton e mësipërme Princesha Diana ndodhet në funeralin e aktores dhe Princeshës së Monakos Grace Kelly në 1982-shin. Diana, e sapomartuar në atë kohë, mbante një kapelë të mbuluar me vello të zezë dhe një fustan të zi, me mëngë të gjata.

Mbretëresha ka hequr dorë këto ditë nga veshjet e saj shumëngjyrëshe, duke i zëvendësuar me rroba të zeza gjatë periudhës dy-javore të zisë për burrin e saj, Princin Philip, Duka i Edinburgut, i cili vdiq më 9 Prill.

Sipas rregullave mbretërore, të gjitha gratë do të veshin rroba të zeza, nën gjunjë ose deri në fund të këmbëve. Ato do të mbajnë kapelë me vello zie.

Kodi i veshjes së mbretërorëve në ditë zie. Si do

Përsa u takon burrave, do të ketë një devijim nga tradita këtë herë. Asnjë prej tyre nuk do të jetë i veshur me uniformë ushtarake. Ky vendim u mor nga mbretëresha pas dilemës se Harry që hoqi dorë nga titujt mbretëror, do ishte i vetmi pa uniformë. Për të mos qenë i vetmi i përjashtuar, Elizabeth vendosi që asnjë burrë i familjes të mos vishte sot uniformën ushtarake.

*Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Tiranapost.al