Showbiz

Komenti i Cher i shton piper debatit mes fansave ‘A është Dua Lipa, Cher e brezit të sotëm’

Komenti i Cher i shton piper debatit mes fansave ‘A është Dua

Një përdorues i Twitter shkruante: 'Dua Lipa, Cher e brezit tonë'. Dikush tjetër ra dakord. Edhe një tjetër. U bënë disa komente. Derisa një reagim nga vetë Cher duket se i shtoi piper debatit.

“Sa vite ka një brez?”, shkruante Cher duke ripostuar statusin.

Komenti i Cher i shton piper debatit mes fansave ‘A është Dua

Komentet vazhduan më tej pas këtij reagimi. Disa mbronin idenë se mes dy artisteve ka ngjashmëri, të tjerë luteshin për të mos bërë krahasime për shkak të viteve që Cher ka në skenë.

Dua Lipa nuk ka reaguar pas këtij debati. I vetmi që është përgjigjur është personi që shkroi në fillim statusin krahasues. “Unë po lavdërojë stilin e të dyjave ju. Po disa njerëz e keqkuptuan”, shkruan.