“Të flasim për gjëra të tjera kur po vdesin njerëz, kur mjekë dhe infermierë po rrezikojnë jetët dhe kur bota po ndryshon, nuk është në AND-në e Vogue Italia”, shkruante kryeredaktori Emanuele Farneti.
Ndaj edhe kopertina e Vogue Italia është thjesht një faqe e bardhë, bosh.
Gjithçka është e mbyllur, Italia po lufton me vdekjen.
Ai sqaron se zgjodhi ngjyrën e bardhë jo vetëm se është si përparësja e mjekëve, por edhe sepse një faqe e bardhë dhe bosh pret të shkruhet.
Edhe brenda saj gjithçka është e përqëndruar tek COVID dhe e ardhmja që e pret vendin pasi të fitojë luftën me të.
*Burimi The Cut