Showbiz

Koronavirusi, Dafina Zeqiri: Mendoj se ne kemi lënduar botën

Koronavirusi, Dafina Zeqiri: Mendoj se ne kemi lënduar botën

Mendoj se ne kemi lënduar botën! Këtë tha këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri kur u pyet për situatën me koronavirusin që solli mbylljen e kufijve dhe anulimin e koncerteve për këngëtarët.

Këngëtarja e ka fjalën për ndërhyrjet nga dora e njeriut në botën e egër duke sjellë këtë rrezik.  Por për Dafinën fundja e gjthë kjo, bashkë me karantinën që e ka shijuar shumë shërbeu për të reflektuar me vetvetveten dhe për të trajtuar më mirë botën, po ashtu njëri-tjetrin.

Në Kurthin e Piter Pan, Dafina u pyet: E ke marrë inat koronën se të anuloi koncertet:

Dafina Zeqiri:

Po ja kam inatin shumë koronës, të gjithë ja kemi inatin. Mendoj se dikush është inatosur me neve dhe na erdhi virusi. Mendoj që ne kemi lenduar botën, karantina ka qenë shumë e bukur për mua. Kemi pasur kohë me reflektu me vetveten me lënë natyrën dhe qiellin me u hap dhe shpresoj që jemi mbushur e tani kur dalim jashtë karantinës duhet të largohemi sa më shumë nga virusi. Duhet ta trajtojmë botën më mirë se më parë po ashtu dhe njëri tjetrin.