Showbiz

Kosovo on Map, Dafina Zeqiri e revoltuar: Turp ju që e quani veten patriotë, nga Kosova e Shqipëria

Kosovo on Map, Dafina Zeqiri e revoltuar: Turp ju që e quani veten

Një rrjetet sociale prej ditësh po qarkullon një peticion online, që Kosova të futet zyrtarisht në Google Maps përmes Apple, si shtet më vete me kufij të caktuar dhe jo si pjesë e Serbisë. Artistë të famshëm si Dua Lipa kanë postuar shpesh për këtë çështje, ka pasur edhe replika me këngëtarë serbë, dhe së fundmi ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri. Ajo shprehet e revoltuar për shkak se siç duket nuk janë mbledhur mjaftueshëm firma për peticionin online.

Dafina Zeqiri shkruan:

“Duhet me ju ardh mare juve që i thoni vetes patriota dhe s'po keni “vakt” të hyni online në telefon (aty ku rrini gjithë ditën e natën e gjatë duke qesh njëri-tjetrin më shumë se e suportoni). Postoni selfie dhe merrni “like” a mi jep veç pak zor as zor jo me postuar për të drejtat tona në Kosovë jo? Edhe ju kolegët e mi nga Kosova e Shqipëria”.

Kosovo on Map, Dafina Zeqiri e revoltuar: Turp ju që e quani veten

Linku i peticionit: https://www.change.org/p/apple-put-kosovo-on-apple-maps