Showbiz

Kris Jenner akuzohet nga ish-truproja për abuzim seksual

Kris Jenner akuzohet nga ish-truproja për abuzim seksual

Telashet nuk kanë fund për familjen e famshme Kardashian. Tani është radha e Kris. Ajo akuzohet nga ish-truproja për abuzim seksual. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por detajet e historisë po. Ish-truproja e akuzon se Kris nisi t`i bënte fillimisht komente seksuale, pastaj e detyroi me forcë të kryenin marrëdhënie.

Ndërkaq akokati i Kriss e mohon. Sipas avokatit, Kris e ka hequr nga puna pasi e kapi shumë herë duke fjetur në makinë gjatë orarit të punës.
Roja i sigurisë së shtëpisë nga ana tjetër thotë se nuk e ka parë kurrë të hyjë në shtëpinë e saj truprojën.

Nuk është hera e parë që Kris përfshihet në skandale të tilla. Ajo është akuzuar vazhdimisht si ideatorja e krizave familjare me qëllim të të bërit zhurmë.
Madje vetë dhëndri, Kanye West tha përpara pak javësh se ishte Kriss ajo që publikoi në rrjet videon seksuale të Kim Kardashian.

*Burimi Sky News