Kris Jenner tregon se ka një tumor në sezonin e ri të The Kardashians
E Enjte 9 Maj 2024, 13:25
TiranaPost
Kris Jenner zbuloi se mjekët e saj gjetën një tumor në trailerin e sezonit të ri të reality show-t ‘The Kardashian’.
Gjatë trajlerit, 68-vjeçarja ka ndarë rezultatet e një kontrolli mjekësor me vajzat e saj.
“Unë bëra skanerin dhe ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël”, tha ajo dhe vajza e saj më e vogël, Kylie Jenner, e cila shpërtheu në lot, pak para se motra e saj Kendall Jenner ta përqafonte për ta ngushëlluar.
Megjithatë, nuk jepen të dhëna të mëtejshme për shëndetin e saj.