Kristen Bell flet për marrëdhënien me vajzat e saj: Fyerjet e tyre më ulin me këmbë në tokë

Edhe nëse do të donte, Kristen Bell nuk mund ta pëlqejë veten. Vajzat e saj nuk do ta lejonin.
Vetë Kristen tregon sesi vajzat e saj Lincoln dhe Delta, 9 dhe 7 vjeçe, zotërojnë artin e mbajtjes së mamit me këmbë në tokë. Si? Duke e fyer.
“Sasia e fyerjeve që mund të më bëjnë në një periudhë shumë të shkurtër kohore, me të vërtetë më kthen në tokë”, tha Kristen në një intervistë për E!News.
Nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë konkretisht i thotë. Po ideja është që Kristen tregon se aktore dhe e famshme s`mund të jesh në shtëpi. Se aty është nëna e tyre dhe vetëm kaq.
“Unë kthehem në shtëpi pas një nate në tapet të keq dhe ato e heqin tapetin poshtë këmbëve të mia, sapo hyj në derën e shtëpisë”, thotë Kristen.
Kjo e bën modeste. Kur të rriten, me siguri të mësojnë ta respetojnë nënën e tyre.