Showbiz

Kristen Stewart flet për rolin si Princeshë Diana: Kurrë nuk jam ndjerë aq e madhe dhe aq e vogël

Kristen Stewart flet për rolin si Princeshë Diana: Kurrë nuk jam

Kristen Stewart kohët e fundit ka folur në mënyrë të sinqerttë për përvojën e saj 'transformuese' të interpretimit të personazhit të Princeshës Diana në filmin ‘Spencer’.

Gjatë intervistës së saj të fundit për “Entertainment Tonight”, aktorja 31vjeçare tha filmin e shumëpërfolur që e bëri të ndihej sa e madhe po aq të vogël teksa interpretonte Princeshën Diana.

Kristen Stewart flet për rolin si Princeshë Diana: Kurrë nuk jam

“Është e çuditshme sa e madhe dhe e vogël ndihesha si ajo gjatë realizimit të këtij filmi. Nuk jam ndjerë kurrë kaq e madhe dhe kaq e vogël në të njëjtën kohë.

Dhe nuk e di, thjesht të qenurit i vetëdijshëm se ekzistojnë disa njerëz me ndikim dhe prekës, dhe ata janë si një lloj rrufeje, një në një milion të veçantë, por jetët e brendshme të tyre ndoshta nuk janë ashtu siç shikohen nga të gjithë jashtë”, tha ajo.

Duke folur për princeshën e ndjerë të Uellsit, Stewart tha: “Është sikur kjo grua ishte në gjendje të prekte kaq shumë njerëz dhe përgjegjëse për kaq shumë të mira në botë, një lloj mirësie të pafund, të pabesueshme. Është shumë mirë që të bëhesh pjesë e natyrës së saj ëndërrimtare.”

Kristen Stewart flet për rolin si Princeshë Diana: Kurrë nuk jam