Kryeministrja italiane u përgjigjet me shifra kritikëve që e akuzojnë për ndërhyrje në televizionin publik nën epitetin TeleMeloni

E Mërkurë 15 Maj 2024, 11:50
TiranaPost
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni me një grafik në dorë u është përgjigjur të gjithë atyre që nën një term të krijuar “TeleMeloni” aludojnë mbi ndikimin e saj në televizionin publik.
Meloni në një studio televizive ka nxjerrë grafikun e shfaqjes së TG1 në 14 muajt e parë të qeverisjes krahasuar me paraardhësit e saj. Siç duket edhe nga grafiku, shfaqja e saj prej 15 minutëshe në total, është më pak se e kryeministrave të tjerë.
“TeleMeloni? Me të dhëna në dorë, le të çmontojmë një tjetër falsitet”, shkruan ajo në Instagram.