Showbiz

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes mbretërore dhe historia e tyre brez pas brezi

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes

Është një traditë mbretërore: Nuset vendosin në ditën e dasmës një diademë (lloj kurore), edhe pse ajo nuk është në madhësinë dhe modelin që posedon Mbretëresha. Kurora megjithatë simbolizon indoktrinimin e vajzës (nuses) në botën monarkiale, ose thjesht martesën e saj. Dilema e të gjithave është se cilin model të zgjedhin në ceremoninë madhështore. Kur Princesha Beatrice vendosi kurorën e Mbretëreshës Mary për dasmën e saj në Ëindsor ishte e njëjta që vendosi gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth dhe tezja e saj, Princesha Anne, dhe kurora datonte dekada më parë.

I shikojmë diademat më të famshme si më poshtë dhe historitë e tyre.

Cartier Halo

‘Cartier Halo’ u porosit për herë të parë në vitin 1936 nga Mbreti George VI si një dhuratë për gruan e tij, Mbretëreshën Elizabeth, është bërë nga 739 diamante të prerë dhe 149 diamante baguette. Nëna Mbretëreshë ia kaloi vajzës së saj, Princeshës së atëhershme Elizabeth, në ditëlindjen e saj të 18-të në vitin 1944. Mbretëresha kurrë nuk e vendosi atë publikisht, por ia huazoi motrës së saj, Princeshës Margaret dhe vajzës Princeshës Anne, në vitet e mëvonshme. Kurora pati sërish momentin e shkëlqimit kur Kate Middleton e vendosi për martesën e saj në Prill 2011.

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes

Queen Mary’s Bandeau

Kurora është e përbërë me diamante të vendosura në 11 seksione, ndërsa daton në dy epoka të ndryshme. Pjesa qendrore u bë në vitin 1893. Mbretëresha Mary e vendosi në dasmën me Princin e ardhshëm George. Më vonë, iu dha Mbretëreshës Elizabeth në vitin 1953. Mbretëresha më pas ia huazoi Meghan Markle, kur u martua me Princin Harry në vitin 2018.

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes

Queen Mary’s Fringe

Në vitin 1919, mbretëresha Mary kërkoi që gjerdani i saj të kthehej në kurorë. Stili është i frymëzuar nga rusët dhe kjo kurorë kaloi në shumë breza të familjes mbretërore. Në vitin 1947, princesha e atëhershme Elizabeth e vendosi në martesën me princin Philip. Por para se të dilte në hollin e madh, kurora u këput. Për fat një argjendar ndodhej aty pranë dhe arriti ta rregullonte në kohë. Në vitin 1973, Mbretëresha ia huazoi vajzës së saj, Princeshës Anne, për dasmën e saj. Më pas kjo kurorë u vendos dhe nga princesha Beatrice.

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes

Greville Emerald Kokoshnik

Kurora me diamante dhe gurë smeraldi të vendosur nga Princesha Eugenie në ditën e martesës së saj u krijua nga argjendari francez Boucheron në vitin 1919. Fillimisht i përkiste Dame Margaret Greville. Kur Greville vdiq, ajo ia la mbretëreshës e cila më pas ia kaloi atë vajzës së saj, Mbretëreshës Elizabeth. Në vitin 2018, ajo ia huazoi mbesës së saj për martesën me Jack Brooksbank.

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes

Poltimore Tiara

Princesha Margaret nuk kishte nevojë për nënën e saj ose motrën që ti jepnin një kurorë për ditën e martesës së saj. Ajo e bleu vetë ashtu siç e dëshironte. Kurora Poltimore u krijua në vitin 1870 nga Shtëpia e Garrard në një stil klasik të epokës Viktoriane. Poltimore e nxori atë në ankand në janar të vitit 1959, dhe Margaret e bleu për 5500 paund. Kurorën e vendosi për t'u martuar me Antony Armstrong-Jones.

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes

Spencer Tiara

Thuhet se edhe pse Princeshës Diana iu ofrua të vendoste kurorën Lover’s Knot nga Mbretëresha, ajo zgjodhi të vendoste kurorën që ia kishte lënë trashëgimi familja e saj. E njohur si Spencer Tiara, kurora daton që nga viti 1919 dhe u vendos nga të dy motrat e Dianës në dasmat e tyre. Mediat britanike thonë se Princeshës Diana i bëhej shumë e rëndë kurora që i dha mbretëresha.

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes

Anthemion Tiara

Mbretëresha Elizabeth i dha Sophies, Konteshës së Wessex kurorën e njohur Anthemion për martesën e saj në vitin 1999 me Princin Edward. Ajo e ka vendosur shpesh që atëherë. Emri i kurorës është një homazh për modelin Anthemion, një simbol i përdorur në kohët e lashta Greke.

Kurorat më të famshme që vendosën nuset e familjes

Tiara ndryshon nga kurora pasi kurora është rrethore ndërsa Tiara (diademë) është gjysmërrethore dhe mbulon vetëm gjysmën e kokës. Diadema është një lloj kurore, por një kurorë nuk është një lloj diademë!

*Tiranapost.al