Kush është Huma Abedin që përflitet si lidhja e re e Bradly Cooper

E Mërkurë 13 Korrik 2022, 16:36
TiranaPost
Sipas raportimeve të shumta , aktori Bradley Cooper është në lidhje me Huma Abedin, asistentja për shumë kohë e Hillary Clinton dhe ish-gruaja e kongresmenit Anthony Weiner.
Page Six shkruan se të dy janë takuar për disa muaj pasi janë njohur gjatë një eventi të Vogue.
Ndërsa nuk dihet se kur filloi romanca e tyre, Cooper dhe Abedin ishin të dy të pranishëm në Met Gala 2022 në maj. Megjithatë, ata u fotografuan veçmas në tapetin e kuq.
Lajmi për lidhjen vjen më shumë se tre vjet pas ndarjes së Cooper me supermodelen Irina Shayk, me të cilën ai ndan një vajzë 5-vjeçare.
Ndërsa Abedin ndan një djalë 10 vjeçar me Weiner, nga i cili u nda në vitin 2016 pas skandali që përfshiu politikanin.