Kush është Ines de Ramon, lidhjen me të cilën Brad Pitt sapo e zyrtarizoi
Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë zyrtarisht çift dhe ku ka më mirë se tapeti i kuq për t`i vënë vulën një lidhjeje?
Ata u shfaqën të dy në premierën e filmit të tij më të fundit, “Wolfs”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Brad kishte veshur një xhaketë të zezë. Ines një fustan të bardhë. Po kush është Ines de Ramon, vajza me të cilën Brad duket se e ka seriozisht?
Inés de Ramón u diplomua në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013 për administrim biznesi. Që atëherë, karriera e saj profesionale është fokusuar në bizhuteri dhe mode, në Christie's dhe de Grisogono. Ajo është aktualisht zëvendës presidente në markën e bizhuterive me qendër në Los Angeles, Anita Ko.
Ines është poliglote gjithashtu pasi flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Përveç karrierës së saj në modë, njihet edhe për interesin e saj për mirëqenien; ajo është trajnere e certifikuar shëndetësore në Ushqyerjen Integruese.
Para lidhjes së saj me Brad Pitt, Inés de Ramón ka qenë e martuar me aktorin Paul Wesley, i njohur për rolin e tij në serialin “The Vampire Diaries”. Çifti u martua në vitin 2019 dhe mbajti një lidhje diskrete, larg syrit të publikut. Sidoqoftë, në vjeshtën e vitit 2022 ata njoftuan ndarjen e tyre miqësore. Ky ishte edhe viti kur u takua me Brad Pitt.
De Ramón u pa për herë të parë me Brad Pitt në nëntor të vitit 2022, në një koncert në Los Angeles.
Ajo e ka menaxhuar jetën e saj të re - në qendër të mediave - me maturi, duke qëndruar e fokusuar në karrierën dhe marrëdhënien e saj. Ka një profil privat në Instagram, me më pak se 50 postime dhe ka mbajtur një profil të ulët publik. Po në vazhdim? A do të jetë Ines një personazh showbizi?