Kush ka ndjekur Selling Sunsets në Netflix do e kuptojë kush bëri dasmën në Los Angeles

E Enjte 21 Maj 2020, 10:08
TiranaPost
Mery, shitësja më e mirë në Hollivud dhe Los Angeles, është martuar me partenrin e saj Romain, francezin që duket si një zhigolo, por në fakt është djalë i urtë, nëse ke ndjekur Selling Sunsets në Netflix.
Mery dhe Romain luajnë bashkë edhe në serial dhe tani të pandarë edhe në jetë. Fotot e dasmës i ndanë ekskluzivisht me Revistën People.
“Shumë e lumtur t`ju njoftoj që më fund unë dhe Romain u martuam”, shkruan Mary në Instagram.
Kurse për ata që mezi presin t`i shikojnë sërish seriali vjen në një sezon të dytë në 22 maj, pra nesër.
*Burimi People