Showbiz

Kush u gjend pranë Harry-t pas abortit që pësoi Meghan?

Kush u gjend pranë Harry-t pas abortit që pësoi Meghan?

Në një ese për New York Times Meghan rrëfeu se korriku i këtij viti kishte qenë i vështirë. Ajo pësoi një abort spontan, humbje që e kaloi më vështirësi. I dhimbshëm ishte edhe për Harry-n. Meghan tregoi se e pa pranë vetes, kur u zgjua në spital, dhe sytë i kishte me lot e duart të ngrira.

Gjithë familja ka qenë pranë Harry-t edhe pse larg fizikisht. Thuhet se William dhe Charles i kanë qëndruar afër duke e këshilluar për ta kaluar sa më lehtë. Daja i Harry-t, Earl Spencer tha dje i ftuar në një program se as nuk e imagjinon dot trishtimin e një familjeje pas humbjes së një fëmije.

Meghan e tregoi historinë e saj për të fuqizuar të gjitha ato që gjenden në të njëjtën situatë, por e kanë tabu të flasin.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al