Ky ishte momenti kur Miley Cyrus kuptoi se martesa e saj me Liam Hemsworth nuk po funksiononte
Miley Cyrus ka folur hapur për martesën e saj me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth.
Pasi foli për momentet në karrierën e saj që dikur u konsideruan si të diskutueshme në serialin 'Used to Be Young' ajo mori një moment për të folur me qetësi për diçka që e quajti vërtet serioze.
Në një TikTok të postuar dje, këngëtarja zbuloi se kur e kuptoi që martesa e saj me aktorin australian kishte përfunduar.
Ylli i popit shpjegoi se ishte në festivalin muzikor Glastonbury, në qershor të 2019-ës kur e zbuloi.
Ajo shpjegoi se, megjithëse ata kishin qenë së bashku që nga viti 2010, dasma e tyre u bë në dhjetor 2018 pasi zjarret në Kaliforni të nëntorit 2018 shkatërruan shtëpinë e tyre. “Vendimi im dhe i Liam për t`u martuar, sigurisht erdhi nga dashuria së pari, sepse kishim 10 vjet së bashku, por edhe nga trauma që pësuam dhe thjesht tentuam të rindërtonim jetën sa më shpejt që të mundeshim”, tha ajo.
"Dita e shfaqjes [Glastonbury] ishte dita kur kisha vendosur se nuk do të funksiononte më në jetën time kjo marrëdhënie. Ky ishte një moment tjetër ku kuptova se puna, performanca, personazhi ishin të parat”, shtoi ajo me çiltërsi. "Unë mendoj se kjo është arsyeja pse tani është kaq e rëndësishme për mua që të mos jetë kështu - që njeriu të jetë i pari", tha më tej.
Disa muaj pas performancës së Cyrus në Glastonbury, Hemsworth paraqiti kërkesë për divorc në gusht 2019 dhe të dy përfundimisht arritën një marrëveshje zyrtare në fillim të 2020.