Kylie Jenner bëhet gruaja e parë në botë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram

Kylie Jenner është zyrtarisht Mbretëresha e Instagramit. 24-vjeçarja është bërë gruaja e parë në botë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram, duke u bërë personi i dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo (me 388 milionë) që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish.
Më parë, Ariana Grande zuri vendin e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Në shkurt 2019, Grande kishte grumbulluar 146.5 milionë ndjekës, duke mposhtur Selena Gomez.
Jenner bëri një arritje në rrjetet sociale, pavarësisht se ka mbajtur një profil relativisht të ulët në Instagram për dy muajt e fundit.
Ylli televiziv, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin Travis Scott, u largua pak nga mediat sociale pasi 10 pjesëmarrës vdiqën në shfaqjen e Scott's Astroworld Festival në Hjuston më 5 nëntor.
Tiranapost.al