Kylie Jenner nuk është miliardere? Forbes i nxjerr gënjeshtrat
Kylie Jenner mori akoma më shumë famë kur i listua si miliarderja e re e botës në 2019-ën, ku vlerësohej për sukses të paparë të bizneseve të saj.
Por në të vërtetë Kylie, nuk është miliardere, madje akuzohet se ka sajuar dokumente financiare për të mbështetur pretendimet e rreme se është e tillë.
Në një raport të detajuar të bërë publik nga revista Forbes, tregohet se Kylie Jenner ka gjeneruar të ardhura në shifra shumë më të ulëta sesa mendohej nga biznesi i saj Kylie Cosmetics dhe tashmë u listua me një pasuri prej 900 milionë dollarësh.
Forbes tashmë akuzon familjen e famshme Kardashian-Jenner se kanë krijuar një rrjet me gënjeshtra, deklarime të rreme për fitimet dhe pagesat e taksave si një ‘miliardere’.
Në një postim në Twitter Kylie shkruan: Me çfarë informacioni po zgjohem. Mendova se ishte një faqe me reputacion. Por ato që po shoh tani janë deklarata të pasakta dhe supozime të paprovuara. Kylie bëri dhe disa komente të tjera.
Kylie shiti 51 përqind të aksioneve të Kylie Cosmetics gjigantit të bukurisë Coty në një marrëveshje me vlerë 1.2 miliard dollarë në janar. Dhe Forbes tani thotë që Kylie, edhe pas kësaj nuk është miliardere për shkak të taksave që ka paguar nga shitja e aksioneve. Po ashtu tregon se në të vërtetë biznesi i Kylie nuk është aq gjigand dhe fitimprurës sa njerëzit kanë menduar.
Megjithatë, duhet pranuar Kylie është e re dhe është shumë e pasur, gjithesi.
Forbes i ka dedikuar një artikull në faqe të parë:
https://www.forbes.com/sites/chasewithorn/2020/05/29/inside-kylie-jennerss-web-of-lies-and-why-shes-no-longer-a-billionaire/#ea87a8925f7b