Showbiz

Kylie Jenner shfaqet në videoklipin e ri të Cardi B dhe këtu filloi problemi

Kylie Jenner shfaqet në videoklipin e ri të Cardi B dhe këtu

Cardi B dhe Megan Thee Stallion nxorrën mbrëmë videoklipin e ri me titull WAP. Fama e dy këngëtarëve rriti ndjeshëm klikimet që në orët e para por në videoklip shfaqet Kylie Jenner 22 vjeçe e cila ka shkaktuar reagime të forta në  rrjet. Me një veshje leopard duke iu përshtatur dhe formatit të videoklipit, Kylie në fakt i ka mërzitur fansat. Në rrjet po qarkullon një peticion ku kërkohet largimi i saj nga videoklipi. Peticioni ka mbledhur deri më tani 45 mijë firma. Kylie sulmohet si grabitëse e kulturës afrikane dhe si një person që nuk ka bërë asgjë për të qenë e pasur.

Kylie Jenner shfaqet në videoklipin e ri të Cardi B dhe këtu

Një komentues ashurues i Cardi B shkruan: “Ishte e përsosur deri sa  pash Kylie-n në videoklip dhe më erdhi ta përplasja telefonin.’ Një tjetër shkruante:  “Ajo nuk ka punuar kurrë për asgjë. Ajo ka vjedhur nga kultura e njerëzve me ngjyrë dhe më pas i ka akuzuar për të njejtën gjë.”

Në fakt askush nuk e dinte se Kylie Jenner do shfaqej në videoklip. Reperja ka thënë se qëllimi është që videoklipi të përfshijë gra me racë dhe kultura të ndryshme. Vetë Kylie Jenner nuk ka komentuar ende.

Videoklipin e shihni si më poshtë.