Kylie na ka gënjyer të gjithëve. Nuk është miliarderja që thuhet dhe mund të shkojë në burg
E Shtunë 30 Maj 2020, 18:00
TiranaPost
Kylie Jenner duket se nuk është aq miliardere sa thuhej e sa pretendonte. Një raport i ri nga Forbes tregon se Kylie ka ekzagjeruar mbi fitimet e kompanive të saj të kozmetikës. Në raport thuhet se për shkak të këtij mashtrimit rrezikon edhe burg.
Vetë Forbes e ka cilësuar si miliarderen më të re në botë dhe vetë Forbes e përgënjeshtron.
Të njëjtën gjë ka shprehur dhe Kylie në statusin e saj.
“U zgjova dhe ç’të shikoja! Gjithçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur, pikë”, shkruan ajo.