Kush nga shqiptarët e lindur para viteve ‘90 nuk ia ka kënduar hitet Toto Cutugnos.
Ai personifikon një pjesë të të rëndësishme të muzikës italiane.
Ditën e sotme legjenda e këngës italiane është shuar. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila u agravua muajt e fundit.
Çfarë duhet të dimë për jetën e Toto Cutugno-s
Toto Cutugno u bë i njohur me hitin e tij mbarëbotëror të vitit 1983, “L'Italiano”.
I lindur në Toskanë nga një baba sicilian, Cutugno fitoi në vitin 1990 Eurovision Song Contest me këngën “Insieme: 1992”.
Ai fitoi dy herë Festivalin e Këngës në Sanremo.