Showbiz

Lana del Rey shau Beyonce-n, ndjekësit i kundërvihen

Lana del Rey shau Beyonce-n, ndjekësit i kundërvihen

Vite më parë Lana akuzohej nga masa se i jepte nota romanticizmi abuzimit, në këngët e saj. Këtë herë ishte ajo që sulmoi disa nga kantautoret e famshme dhe tematikat e këngëve të tyre.

"Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t'i këndoj mishërimit, të qenit i bukur, i dashuruar edhe kur lidhja nuk është perfekte? A mund të këndoj çfarë të dua pa u kryqëzuar? Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap "shkëlqim abuzimit"? Kur në fakt, unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë”, tha Lana.

Ndjekësit nga ana tjetër: ca fansa të Beyonce-s, ca të Ariana Grandes, ca të Cardi B e ca të Nicky Minaj i janë kundërvënë duke e cilësuar me një fjalë të vetme: xheloze.