Showbiz

Laura Pausini po xhiron filmin e saj të parë

Laura Pausini po xhiron filmin e saj të parë

Të gjithë ata që kanë adhuruar Laura Pausini-n si këngëtare do të kenë mundësinë ta shikojnë edhe si aktore.

Laura Pausini po xhiron filmin e saj të parë

Lajmin e ka dhënë vetë ajo në Instagramin e saj, ku me entuziamëm shkruan:

“2022. Rikthehem tek ju. Këtë herë mendoj që do jetë surprizë e vërtetë. Po, siç edhe mund të keni lexuar tek Variety, konfirmoj se po xhiroj filmin tim të parë me Amazon Studio.

Ka qenë e vështirë ta mbaja të fshehtë gjithë këtë, që prej shkurtit të 2020-ës.

Ata që më njohin e dinë se sa të vështirë e kam pasur që ta mbaj të fshehtë deri më sot. Kam akoma shumë punë për të bërë dhe do t`ju mbaj të përditësuar në vazhdim, për çdo të re".

Filmi në fakt do të rrëfejë jetën e saj personale dhe artistike dhe ashtu si “Passo a due” i Kledi Kadiut, edhe Laura do ta luajë vetë rolin e saj.