Showbiz

Le të nisë debati: Cilën nga këto foto mendoni se ka censuruar Instagrami dhe pse?

Le të nisë debati: Cilën nga këto foto mendoni se ka

A mendon se algoritmi i Instagramit favorizon njerëz me trup të hollë, të bardhë dhe cisgender? Kjo pyetje do të merrte menjëherë përgjigje nëse marrim rastin e komedianes australiane Celeste Barber, e cila postoi një foto duke imituar ish-modelen e Victoria Secret, Candice Swanepoel.

Le të nisë debati: Cilën nga këto foto mendoni se ka

Fotot janë identike, ku dy gratë kanë mbuluar pjesën e gjoksit me duar, por pavarësisht ngjashmërisë, Instagram nuk i ka lënë fansat të bëjnë share postimin e komedianes, apo të shfaqet tek News Feed-et e tyre. Tek disa përdorues justifikimi i Instagramit ishte: Shkon kundër udhëzimeve për lakuriqësinë ose aktivitetin seksual. 

Por në rastin e ish modeles, fotoja nuk është raportuar: Ngaqë është më e dobët dhe mund të marrë më shumë like? A duhej censuruar kjo foto? Apo shumë të tjera të modeleve që pozojnë nudo? A e duan njerëzit modelin e komedianes apo më shumë modelet me trupa të hollë?

Le të nisë debati: Cilën nga këto foto mendoni se ka

Incidente të ngjashme, që për të shumtë nuk janë të rastësishme, janë përsëritur shpesh. Në muajin qershor, Instagram hoqi një foto topless të modeles së masës plus, Nyome Nicholas-Williams. Ndjekësit e saj filluan të postonin duke përdorur hashtagun: dua të shoh Nyome-n. Përdoruesit akuzuan Instagramin se po censuron me pa të drejtë, dhe për faktin se Nyome është me ngjyrë.

Le të nisë debati: Cilën nga këto foto mendoni se ka

Si Barber ashtu edhe Nicholas-Williams thonë se Instagram u ka kërkuar falje, me pretendimin se fotot e tyre janë censuruar gabimisht dhe se tani po punojnë me platformën për të ndihmuar në azhurnimin e udhëzimeve të tyre për të ardhmen.

Por a janë këto raste të vetme? Ju çfarë fotosh shihni më shumë në algoritmin e Instagramit?  Modele të holla, apo foto personazhesh me trup të bëshëm?

*Sqarim: Cisgender është një term për njerëzit, identiteti gjinor i të cilëve përputhet me seksin e tyre të caktuar që në lindje.