Showbiz

Ledri foli vetë pas lajmeve se po bëhet baba

Ledri foli vetë pas lajmeve se po bëhet baba

I ftuar në NIN Ledri Vula u ngacmua për lajmin e ditës. Gazetari e pyeti nëse ka plane të afërta për t`u bërë baba dhe Ledri iu përgjigj: “Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereso në botë…edhe unë du me e pas atë ndjenjë!”

Pra as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi, kurse gazetari ia ktheu: “Ok, po e mbyll këtu, s’po të ngacmoj më shumë”.

Ledri dhe e dashura e tij nuk kanë shumë që e kanë zyrtarizuar marrëdhënien. Portalet dje shkruanin se janë në pritjen e ëmbël të një vajze.