Showbiz

Leonardo DiCaprio, Cameron Diaz dhe Naomi Campbell, të famshmit që përmenden në dosjen e pedofilit Epstein

Leonardo DiCaprio, Cameron Diaz dhe Naomi Campbell, të famshmit që

Një gjyqtar ka vendosur të bëjë publike listën e të famshmëve që përmenden në dosjen famëkeqe të pedofilit Jeffrey Epstein.

Aty janë aktorët Leonardo DiCaprio, Cate Blanchett, Naomi Campbell, Cameron Diaz dhe Bruce Willis.

Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar për ndonjë përfshirje në krimet e Epstein, por Epstein fliste për ta sikur t'i kishte takuar.

Johanna Sjoberg, një dëshmitare e provave thotë se me shumë mundësi, gati me siguri, ai kurrë s'i ka takuar ata.

Gjithashtu në dosje përmendet edhe fizikani i Stephen Hawking dhe David Copperfield.

Disa nga personat që ai përmendte në netët e festave ishin bashkëpunëtorë, miq, ose viktima të tij.

Por shumica dërrmuese nuk kishin fare lidhje me të, veprimtarinë e tij kriminale dhe as kishin qenë ndonjëherë në shtëpinë e tij.

Identitetet e më shumë se 170 personave tani janë vendosur të bëhen publike pas urdhrit të një gjykatësi amerikan muajin e kaluar.