Showbiz

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe amaneti që ajo i la: Gjej të dashur tjetër, por mos fillo të kërkosh që në funeral

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe amaneti

Aktori Damiam Lewis ka shkruar një letër prekëse në kujtim të gruas së tij Helen McCrory. Helen u nda nga jeta javën e kaluar pas një lufte të gjatë me kancerin. Ajo ishte 52 vjeç.

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe amaneti

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe amaneti

Çifti ishte i martuar prej 2007-ës dhe kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Manon 14 vjeç dhe djalin Gulliver, 13.

Helen njihet sidomos për rolet e saj tek Harry Potter dhe Peaky Blinders.

Damian tregon një aspekt mbase të panjohur të aktore, forcën, dhe tregon ditët dhe orët e saj të fundit.

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe amaneti

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe amaneti

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe amaneti

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe amaneti

“Nuk kam njohur deri tani asnjë njeri që e shijon jetën aq shumë sa ajo. Aftësia e saj për të jetuar të tashmen, ishte frymëzuese. Nuk përpiqej të gjente gjilpërën në kashtë. Nuk kishte asnjë interes mbi vetë-reflektimin. Shikonte atë që dukej dhe nuk hynte në të thella. Ndaj ishte e zonja ta reflektonte shkëqimin e saj mbi të tjerët. Ajo ishte gazmore, po aq sa zemërake dhe shpëfillëse.

Teksa po fikej më tha: Vazhdo jetën tënde. Gjej të dashura, por përpiqu të paktën të mos fillosh të kërkosh që në funeralin tim.

Fëmijëve u tha: Mos u mërzisni. Edhe pse jam duke ikur, të paktën jetova jetën që doja.

Më ka marrë malli që tani për të. Ajo ka shkëlqyer më shumë nga ç`mund ta imagjinoni në muajt e fundit. Ka shkëlqyer edhe më shumë seç ylli më i ndritshëm mund të shkëlqejë. ?

??Veprimi i saj më i madh më i guximshëm dhe bujar ka qenë të normalizimi i vdekjes së saj. Ajo nuk ka tregoi asnjë lloj frike, aspak hidhërim, asnjë keqardhje ndaj vetvetes, vetëm u sigurua të na armatoste me guximin për të vazhduar përpara dhe këmbënguli që askush të mos jetë i trishtuar, sepse ajo është e lumtur. Ajo ka qenë një meteor në jetën tone”, shkruan Damian.