Liam Payne shtrohet në spital me infeksion të rëndë në veshka

Ylli i ish-grupit muzikor “One Direction”, Liam Payne është shtruar në spital me infeksion të rëndë në veshka dhe ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve.
“Gjatë javës së kaluar kam qenë shtruar në spital me një infeksion të rëndë në veshka. Është diçka që nuk do ia uroja askujt dhe urdhrat e mjekëve janë që tani më duhet të pushoj që të shërohem”, tha Payne në video të postuar në Instagram.
“Isha shumë i emocionuar që do të vija të këndoja për ju djema. Për të gjithë ju që keni blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne po punojmë për të ri-planifikuar turneun sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat. Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen. Mezi pres t’ju shoh së shpejti”, vazhdoi këngëtari.
View this post on Instagram