Showbiz

Lidhja e Ben Affleck me Ana-n ka mbaruar dhe një burim pranë tyre tregon arsyen

Lidhja e Ben Affleck me Ana-n ka mbaruar dhe një burim pranë tyre

Ben Affleck dhe Ana de Armas mund të jenë ndarë dhe Ben me shumë mundësi është sërish beqar.

Fotoja që konfirmoi lidhjen e tyre ishte ajo e të dyve bashkë duke shëtitur, duke qeshur e duke shkëmbyer puthje.

Lajmin e ka përhapur një burim për Revistën People që thotë: "Ben nuk po del më me Anën. Ishtë ajo që e ndërpreu marrëdhënien. Lidhja e tyre ishte e komplikuar. Ana nuk dëshiron të jetojë në Los Angeles kurse Ben padyshim që duhet të jetë aty ku jetojnë fëmijët e tij. Ben vazhdon të mendojë vetëm për veten. Ai bën tre punë, prindëron me fëmijët e tij, po Ana? Ajo nuk e gjen veten në Los Angeles”, thotë burimi. 

Ata nuk janë parë më bashkë gjatë këtyre muajve të fundit dhe lidhja që nisi në 2019-ën mbaroi shpejt.

Para kësaj marrëdhënieje, Ben pati një periudhë krize në jetën e tij. Ai u fotografua disa herë nën efektin e alkoolit dhe ish-gruaja, njëherësh nëna e tre fëmijëve të tij, aktorja Jennifer Garner i qëndroi pranë.

Jennifer mbështeti edhe lidhjen e re të Affleck. Ata u fotografuan shpesh me fëmijët e Affleck dhe me ish-gruan Jennifer Garner.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al