Showbiz

Lidhja me Flori Mumajesin ishte ‘fake news’ apo lajm i vërtetë?

Lidhja me Flori Mumajesin ishte ‘fake news’ apo lajm i

Përgjigjen e la ende në ajër dhe fansat duket se do të vazhdojnë të hamendësojnë për lidhjen e Kejsi Tolës dhe Flori Mumajesit, që u përfol gjatë vitin e kaluar.

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja Alketa Vejsiu e pyeti shumë hapur këngëtaren: “Lidhja me Flori Mumajesin ishte ‘fake news’ apo lajm i vërtetë?”.

Dhe Kejsi tha: “‘Fake news’ do të ketë gjithmonë, dhe nga eksperienca ime në botën e showbiz-it, jam mësuar kam filluar të mësoj të jetoj dhe me lajmet e pavërteta. Dhe pse në fillim më mërzisnin dhe më preknin nga gjendja emocionale. Por ‘fake news’ do të ekzistojnë gjithmonë dhe le të hamendësojnë njerëzit”.

Alketa: Ishte ‘fake news’?

Kejsi: Le të hamendësojnë si të duan.