Lily Allen: Karriera ime në muzikë u shkatërrua kur u bëra nënë me fëmijë, më duhet ta pranoj
E Mërkurë 13 Mars 2024, 12:30
TiranaPost
Këngëtarja Lily Allen është shprehur se fëmijët e përmbushën atë si njeri, por nga nga ana tjetër shkatërruan totalisht karrierën e saj.
Ajo u pyet në podcastin Radio Times se nëse duhej të rimendonte strategjinë e saj të karrierës pasi u bë me fëmijë. Allen u përgjigj: Unë kurrë nuk kam një strategji kur bëhet fjalë për karrierën, por po, fëmijët e mi e shkatërruan karrierën time".
“Dua të them që i dua dhe më kompletojnë, por për sa i përket karrierës së muzikës, u shkatërrua kur atë erdhën në jetë”, tha Allen me shaka gjatë intervistës.
Allen, 38 vjeç, tha se zgjodhi të tërhiqej nga karriera e saj dhe të fokusohej në rritjen e dy vajzave të saj, të cilat i ndan me ish-bashkëshortin Sam Cooper.