Showbiz

Linda Evangelista nuk do të flasë më për procedurën që i dëmtoi fytyrën

Linda Evangelista nuk do të flasë më për procedurën

Linda Evangelista është gati të vazhdojë përpara pas një eksperience me një procedurë kozmetike që pretendonte se e shpërfytyroi duke i shtuar masën dhjamore. Linda kaloi vite të tëra e fshehur nga mediat dhe aparatët, por jo nga fotot e paparacëve.

Linda Evangelista nuk do të flasë më për procedurën

Linda Evangelista nuk do të flasë më për procedurën

Linda Evangelista nuk do të flasë më për procedurën

Tashmë është rikthyer në botën e modës e një projekt të Fendit dhe thotë se është e lumtur që e ka zgjidhur atë situatë dhe e ka lënë pas krahëve.

“Jam e kënaqur që kam zgjidhur çështjen CoolSculpting”, shkruan supermodelja, 57 vjeçe, në një deklaratë të postuar në Instagram.

Linda Evangelista nuk do të flasë më për procedurën

“Pres me padurim kapitullin tjetër të jetës sime me miqtë dhe familjen dhe jam e lumtur që e lë pas vetes këtë çështje. Unë jam vërtet mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë nga të gjithë”, shkruan më tej.

Linda Evangelista nuk do të flasë më për procedurën

Megjithatë Linda nuk sqaroi se ç`nënkupton me “zgjidhje të çështjes”. Ka fituar gjyqin ndaj klinikës kozmetike? Apo e ka lënë pas si histori?

Linda Evangelista nuk do të flasë më për procedurën

Linda Evangelista ndau për herë të parë historinë e saj në Instagram në shtator në një deklaratë të gjatë duke shpjeguar se si CoolSculpting - një procedurë popullore, për ngeirjen e yndyrës, që është promovuar si një alternativë joinvazive ndaj liposuksionit, i deformoi fytyrën dhe trupin.