Showbiz

Lisa Kudrow tregon se si krahasimi me koleget e ‘Friends’ e bënin të ndihej e pasigurt

Lisa Kudrow tregon se si krahasimi me koleget e ‘Friends’ e

Ylli i “Friends”, Lisa Kudrow, ka treguar se ajo shpesh e krahasonte veten fizikisht me Jennifer Aniston dhe Courteney Cox kur xhironin së bashku sit com-in e famshëm.

Aktorja që luante Phoebe Buffay foli për mënyrën sesi shikonte veten, pastaj koleget e saj dhe bënte krahasimet.

Lisa Kudrow tregon se si krahasimi me koleget e ‘Friends’ e

“Shikoja veshjet e tyre, trupin e tyre, thosha me vete, ato dinë se në cilin stilist të shkojnë. Pastaj i pyesja nëse mund të dilja unë me veshjen e tyre në ndonjë skenë. Ato ma jepnin, se ishim si motra. Unë thjesht në atë kohë nuk e kisha përqafuar mënyrën sesi dukesha. Derisa një ditë i thashë vetes: Dukesh kështu siç dukesh. Fiksimet janë në kokën tënde”, tha Lisa.