Showbiz

Lori Hoxha mendon se për herë të parë rrjetet sociale po përdoren për qëllimin që u krijuan

Lori Hoxha mendon se për herë të parë rrjetet sociale po

Lori Hoxha, përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar se e ka të vështirë ta besojë se kjo që po jeton këto ditë është jeta e vërtetë, ajo reale ku shëndeti dhe liria kanë më shumë rëndësi. Më pas e vë theksin tek rrjetet sociale, të cilat po përdoren më shumë se kurrë për qëllimin për të cilin u krijuan, për të bashkuar njerëzit në distancë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

“Nuk mund ta besoj se kjo e sotmja është jeta reale. Gjërat që i marrim si të mirëqena si shëndeti dhe liria tani duken më me vlerë se kurrë. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt në shtëpi duke ndjekur rregullat, kemi nevojë për to më shumë se kurrë për të pasur të sigurt ata që duam. Distanca sociale është thelbësore, por edhe të shikosh se si njerëzit për herë të parë po lidhen realisht me njëri-tjetrin në rrjete sociale, po përpiqen të argëtohen, t`i dërgojnë dashuri njëri-tjetrit, është diçka e mrekullueshme për t`u parë. Ne jemi këtu për njëri-tjetrin qoftë edhe virtualisht dhe do ia dalim”, shkruan Lori Hoxha në Instagram.