Showbiz

Luana Vjollca denoncon fansin që iu kthye në makth: Prej tre muajsh e përndiqte...

Luana Vjollca denoncon fansin që iu kthye në makth: Prej tre muajsh e

Një prej fansave të zjarrtë të Luana Vjollcës, nga Kosova duket se e ka kaluar pëlqimin përmes ekranit duke u bërë përndjekësi i saj. Mësohet se moderatorja Luana Vjollca prej tre muajsh është ndjerë e bezdisur nga fansi, madje i është drejtuar policisë duke bërë një kallëzim penal ndaj tij për përndjekje.

Burime nga policia për News 24 konfirmojnë lajmin duke treguar se personi që është denoncuar është një 28 vjeçar nga Kosova me incialet A. Morina.

Prej muajit shkurt dhe deri para pak ditësh, ai e ka përndjekur Luanën në ambientet e punës madje dhe në shtëpinë e saj tek Kodra e Diellit, duke tentuar pareshtur që të komunikojë me të.

Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim dhe policia është vënë në kërkim për ta kapur.

Por kjo nuk është historia e parë për Luanën. Edhe tre vite më parë, një fans i saj i njohur si Besmir Lila filloi ta përndiqte. Ndërhyrja e partnerit të saj çoi në konfrontim fizik ku u desh ndërhyrja e policisë. Vetë Luana nuk ka reaguar për ngjarjen e fundit.