Showbiz

Luftë dukeshash! Meghan fajëson Kate dhe Camilla-n për thashethemet rreth saj

Luftë dukeshash! Meghan fajëson Kate dhe Camilla-n për

Meghan Markle fajësoi dukeshën e Kembrixhit Kate dhe atë të Cornwall për thashethemet e përhapura se Kate bullizon stafin. Kështu thotë një burim pranë mbretërisë.

Përpos këtyre dy emrave, thuhet se Meghan akuzon edhe vjehrrin Charles.

Meghan i ka mohuar me forcë pretendimet e ish-punonjësve të pallatit mbretëror se ajo i ka keqtrajtuar.

Ndërkohë që Pallati Mbretëror ka nisur një hetim të pazakontë të akuzave, duke thënë se nëse Meghan e ka bërë diçka të tillë atëherë kjo është 'mizori emocionale’ dhe shumë shqetësuese.

Gjithë kjo zhurmë vjen pak ditë pas publikimit të intervistës së Harry-t dhe Meghan për Oprah Winfrey.