Showbiz

Luis Fonsi: Fama e Despacito më ka kushtuar shumë

Luis Fonsi: Fama e Despacito më ka kushtuar shumë

Që prej 2017-ës edhe deri sot “Despacito” theu rekorde dhe u dëgjua kudo. Fama e këtij i ka kushtuar njërit prej këngëtarëve, Luis Fonsit. Ai tregon sesi iu desh të ishte më shpesh në koncerte dhe turne e kështu humbi hapat e parë të djalit të tij.

“Rocco lindi pak muaj para publikimit të këngës. Pastaj me famën që Despacito mori unë kisha më tepër pune. Duhet të shkoja në çdo koncert. Njerëzit kërkonin që t`ua këndoja. Kështu qëndroja shumë pak në shtëpi”, thotë Fonsi.

Pra kënga, për të, u publikua në momentin e gabuar dhe me kosto.