Showbiz

Madonna do të zhvillojë një tur në 40-vjetorin e karrierës së saj

Madonna do të zhvillojë një tur në 40-vjetorin e

4 dekada në skenë. Përmes një videoje në kanalin e saj në You Tube, ylli i popit Madonna ka anoncuar turin e saj më të ri “The Celebration” i cili do të risjellë katalogun e saj muzikor të 40 viteve të fundit.

Së bashku me emra si Diplo, Judd Apatow, Jack Black, Lil Wayne, Bob The Drag Queen, Kate Berlant, Larry Owens, Meg Stalter, Eric Andre dhe Amy Schumer këngëtarja 64-vjeçare do të performojë gjatë turneut të këtij viti mega hitet e saj në katër dekada karrierë muzikore.

Ikona e muzikës Pop, do ta nisë turin e saj në verë nga Vankuveri i Kanadasë e më pas do të zhvendoset në Europë me Barcelonën, Parisin, Londrën dhe Stokholmin për ta mbyllur në Amsterdam më 1 Dhjetor.

Do të jenë gjithsej 35 qytete ku Madonna do të risjellë këngët e saj hit, “Like a prayer”, “Papa dont Prech” apo “Material Girl” .