Showbiz

Madonna tregon bisedën që bëri me Britney në telefon dy ditë më parë

Madonna tregon bisedën që bëri me Britney në telefon dy

Madonna ka treguar se është në kontakt me Britney Spears dhe se ka folur lidhur me betejën për kujdestarinë ligjore nga babai. Këngëtarja foli për komunikimin e fundit që ka patur, dy ditë më parë teksa merrte pjesë në premierën e koncertit të saj të ardhshëm: Madame X në New York.

Gjatë intervistës për Entertainment Tonight, 63 vjeçarja tregoi: Fola më të për ta pyetur se si ishte, e urova për martesën, martesën e mundshme të ardhshme me të fejuarin e saj. Unë e dua shumë atë.

Madonna tregon bisedën që bëri me Britney në telefon dy

Britney Spears, tashmë 39 vjeçe ka qenë në kujdestarinë e babait të saj prej 13 vitesh. Jamie ka thënë se do të heqë dorë, kundrejt një shumë të majme parash sipas mediave. por ende ligjërisht ai është aktualisht kujdestari i saj ligjor, që vendos për financat dhe aspekte të tjera të jetës. Me datë 29 shtator, është seanca gjyqësore ku do vendoset nëse ajo do vijojë të jetë nën urdhrat e babait.

Madonna tregon bisedën që bëri me Britney në telefon dy

Kohët e fundit, Madonna ka treguar se si mikeshës së saj Britney i janë shkelur të drejtat themelore, me një kujdestari të pakuptimtë nga ana e babait e saj. Në fillim të këtij viti, Madonna u shfaq me një bluzë ku shkruhej: Kthejini jetën kësaj gruaje. Skllavëria ka marrë fund shumë kohë më parë. Britney ne do të të nxjerrim nga burgu!

Britney dhe Madonna bashkëpunuan në këngën e vitit 2003 me titull: Me Against The Music, në të njëjtin vit me performancën e tyre ikonike në MTV Video, së bashku me Christina Aguilera-n.

Ndërkaq, Madonna vijon lidhjen me të dashurin e saj 27 vjeçar Ahlamalik Williams dhe ndërkohë kujdeset për dy fëmijët e saj.

*Tiranapost.al.