Diego Armando Maradona ka lënë jashtë testamentit të dyja vajzat e tij.
As Dalma dhe as Giannina nuk do të trashëgojnë asnjë kacidhe nga pasuria miliona dollarëshe e babait të tyre. As nëna e tyre që qëndroi 24 vite e martuar me Diego-n derisa u divorcuan, nuk do përfitojë asgjë.
Ai i nxori nga testamenti vitet e fundit dhe nuk i pati pranë në momentet më të vështira.
Për më tepër me ish-bashkëshorten Claudia ka pasur disa beteja ligjore për ndarjen e pasurisë.
Këto detaje janë zbuluar nga mediat dhe ende nuk janë të konfirmuara nga burime zyrtare pranë familjes apo përfaqësuesve të tyre ligjorë.
*Artikulli i Corriere della Sera u përshtat në shqip nga Tiranapost.al