Showbiz

Maria De Filippi tregon për efektin e Covid në jetën e saj: Jam e tmerruar, kam bërë 6 teste

Maria De Filippi tregon për efektin e Covid në jetën e saj: Jam e

Pavarësisht se e kemi kaluar apo jo Covid, virusi është e sigurt që ka prekur stilin tonë të jetesës dhe mënyrën se si mendojmë. Ikona e ekranit italian, Maria De Filippi, ka treguar me sinqeritet efektin që ka patur dhe vazhdon të ketë koronavirusi në përditshmërinë e saj.

Në një intervistë për rervistën "Oggi", ajo ka treguar se ka bërë 6 teste dhe se udhëton me doreza e dizinfektantë.

Maria De Filippi tregon për efektin e Covid në jetën e saj: Jam e

"Për shkak të punës më duhej të takoja vazhdimisht njerëz dhe vazhdimisht tmerrohesha nga fakti se mund të merrja virusin. Për këtë arsye mbaja dhe një pompë në çantën time dhe në komodinën e krevatit dhe e përdorja shpesh për tu qetësuar. Isha në ankth. E vërteta është se nuk ka mbaruar, të gjithë duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus, duhet të mësohemi me distancimin dhe të mendojmë ndryshe", thotë moderatorja italiane.

Maria u shpreh se puna nuk e ka ndihmuar që të menaxhonte ankthin që i ka shkaktuar COVID-19.