Showbiz

Maria De Filippi tregon sekretin e suksesit të ‘C`e posta per te’

Maria De Filippi tregon sekretin e suksesit të ‘C`e posta per

“Është programi që më merr më shumë përkushtim, por që më ka dhënë dhe më shumë kënaqësi, edhe për shkak të të ftuarve të mëdhenj që kam pasur mundësinë të kem në studio. I pari ka qenë Alberto Sord dhe e mbaj mend end emocionin që kam ndjerë. E kam konsideruar veten gjithmonë me fat që kam takuar personazhe si Julia Roberts. E pashë mirë dhe thashë me vete: A është vërtet ajo që është ulur pranë meje?”, tha Maria De Filippi, një nga më të dashurat e televizonit italian, për Che Tempo Che Fa.

Maria tregon se si u ka bërë tamponin çdo të ftuari dhe çdo spektatori që ka pasur në program. Ajo rrëfen se sa herë i është nënshtruar dhe vetë tamponit për të punuar në një terren të sigurt.

Pikërisht përshtatjen dhe ndryshimin e shikon si çelësin kryesor të programit të saj shumëvjeçar.

“’C`e posta per te’ ndryshon çdo vit, sepse edhe jeta e të ftuarve të mi ndryshon. Ne marrim 600-700 histori në ditë dhe bëjmë një punë të madhe me përzgjedhjen e tyre. Ka një ekip editorial që punon gjatë gjithë vitit. Ka njerëz që refuzojnë të vijnë dhe historia nuk transmetohet fare. Nëse do ta vini re mirë në disa puntata i kam flokët më të shkurtër e në disa më të gjatë. Kjo sepse xhirojmë në momente të ndryshme të vitit”, ka treguar Maria.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al