Mark Zuckenberg do të bëhet baba për herë të tretë

E Enjte 22 Shtator 2022, 15:04
TiranaPost
CEO i Meta-s, Mark Zuckenberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan do të bëhen prindër për herë të tretë.
Vetë Zuckenberg, ka dhënë lajmin në Instagram ku ka publikuar një foto me bashkëshorten teksa i mban dorën në bark dhe shkruan: Shumë dashuri. I lumtur të ndaj lajmi që Max dhe August do të kenë një motër tjetër vitin e ardhshëm.
Çifti u takuan në një festë në Universitetin e Harvardit në vitin 2003, dhe tetë vjet më vonë, në vitin 2012, ata u martuan.