Showbiz

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson: Jam në krahët e atij që dua të jem

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson: Jam në

Pamela Anderson ka gjetur edhe njëherë dashurinë. Kësaj radhe me truprojën e saj Dan Hayhurst. Kanë bërë një  ceremoni martesore në Kanada, në Vankuver.

“Jam pikërisht aty ku dua të jem, në krahët e një burri që më dashuron vërtet”, ka thënë Anderson.

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson: Jam në

Kjo është hera e pestë (edhe pse të fundit Anderson e mohoi që ishte martuar ligjërisht), që celebrohet.

Në rrjet janë publikuar foto nusërie të Anderson dhe ajo ka dhënë disa detaje.

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson: Jam në

“U martuam në pronën që ia kam blerë gjyshërve të mi 25 vjet më parë. Këtu janë martuar edhe prindërit e mi dhe janë ende bashkë. Unë ndihem sikur kam përmbushur ciklin”, tha Pamela.

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson: Jam në

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson: Jam në

Çifti preferoi të mos kishte të ftuar në listë as familjarë dhe as miq. Thjesht ata të dy.

Dasma u mbajt gjatë periudhës së Krishtlindjeve, kurse dashuria nisi të shfaqej gjatë karantinës.

*Artikulli i Sky News u përshtat në shqip nga Tiranapost.al