Showbiz

Mbretëresha 'në hall' pas rregullit të Boris Johnson për Krishtlindjet në kohë Covidi. Çfarë po diskutohet?

Mbretëresha 'në hall' pas rregullit të Boris Johnson

Pas qëndrimit për disa kohë në izolim, Mbretëresha mezi pret që të ribashkohet me familjen e saj të madhe, e sidomos për Krishtlindje. Festat janë në fund të vitit, e vetmja kohë kur familjet mblidhen dhe qëndrojnë bashkë. Familja mbretërore në raste të tilla mblidhet në Sandringham të Norfolk ku shkëmbejnë dhurata në mesnatën e Krishtlindjeve para së të shkojnë në Kishë dhe të përshëndesin edhe dashamirësit. Por kryeministri britanik  Boris Johnson ka vendosur një rregull për festat:

Nuk do të lejohen bashkimet me më shumë se tre familje. A përjashtohet familja mbretërore nga ky rregull?

Sipas mediave, Princi Edward dhe familja e tij do të jetë një nga dy familjet e përzgjedhura në ‘flluskën e festës’ së Mbretëreshës. Princi i Wessex është më i vogli nga katër fëmijët e Mbretëreshës dhe Princit Philip. Mbretëresha është veçanërisht e afërt me gruan e Edward, Sophie.

Mbretëresha 'në hall' pas rregullit të Boris Johnson

Si trashëgimtar i fronit, Princi Charles u pa si më i mundshmi për të qenë në ‘flluskën’ e lejuar familjare të Mbretëreshës, së bashku me Princin William, i pari në radhë.

Mbretëresha 'në hall' pas rregullit të Boris Johnson

Megjithatë, mediat britanike shkruajnë se mund të ketë një plan më të zgjuar që të gjithë të festojnë bashkë dhe ditën e Krishtlindjeve ku do mblidhen vetëm tre familje, të mos mërzitet askush.

'Nëse ata shkojnë në Sandringham për Ditën tradicionale të Boxing, mund të takohen, kështu që familjet që nuk do zgjedhë mbretëresha nuk do të trishtohen se nuk janë të pranishëm në festë, edhe pse krishtlindjet familjarë nuk zëvendësohen’, tregojnë burime për Daily MailNë eventin e Boxing Day, mund të lejohen deri në 30 anëtarë të familjes mbretërore.

Kjo duket se do t'i pëlqejë jashtëzakonisht princit Charles dhe Camilla, të cilët zakonisht largohen për të vijuar Krishtlindjet me dy fëmijët dhe pesë nipërit e mbesat. Ajo do të ishte e ndaluar t'i takonte nëse do të ishte në ‘flluskën’ e Mbretëreshës.

Mbretëresha 'në hall' pas rregullit të Boris Johnson

E njëjta gjë vlen për Princin William dhe Kate, të cilët zakonisht kalojnë pjesën më të madhe të sezonit festiv me prindërit e Kate, Michael dhe Carole Middleton, dhe vëllezërit e motrat e saj, Pippa dhe James.

Mbretëresha 'në hall' pas rregullit të Boris Johnson

Deri më tani nuk ka një deklaratë nga familja mbretërore ku do të përcaktohen tre familjet që do festojnë bashkë. Në dorë e ka mbretëresha.

*Artikulli i marrë nga Daily Mail. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al. E.B