Showbiz

Mbretëresha nuk do abdikojë dhe pas saj mbreti do jetë William. Parashikimi që e lë Charles pa fron

Mbretëresha nuk do abdikojë dhe pas saj mbreti do jetë William.

Nuk ka ardhur akoma koha për Charles dhe mbase nuk do të vijë kurrë dita e tij. Me vdekjen e të shoqit, mbretëresha pësoi goditjen më të madhe të jetës. Humbi burrin e një jete.

Ka jetuar divorcin e Charles, skandalet me Diana-n, me Andrew, me Meghan, por asgjë nuk krahasohet me humbjen e Philip-it të saj.

Tani që ai nuk është krah saj disa menduan se ndoshta do të abdikonte nga froni. Por ekspertët britanikë i hedhin poshtë këto ide. Sipas tyre: Elizabeth nuk do të heqë kurrë dorë nga froni dhe mbase Charles nuk do të bëhet kurrë mbret.

Charles ka pas krahëve një divorc, një histori dashurie jashtë martese dhe pastaj celebrimin me Camilla-n e tij të dashur që familja nuk e deshi kurrë.

Edhe vetë britanikët kanë preferuar gjithmonë më shumë Diana-n.

Mbretëresha nuk do abdikojë dhe pas saj mbreti do jetë William.
Kate dhe William

Nga ata tjetër William ka një imazh më të pastër, më të dashur. Në krye të detyrën gjithmonë. Gruaja e tij Kate gjithashtu ka një imazh të pastër. Ishte William ai që foli me Harry-n pas intervistës së bujshme me Oprah. Është William dhe gruaja e tij Kate që po i qëndrojnë pranë gjyshes mbretëreshë këto ditë zie.

Ajo i ka ndarë detyrat e saj mes Charles dhe William, por do të vazhdojë të jetë imazhi kryesor i monarkisë.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al